Kjo është një Vendi i Civilizuar për Diskutim Publik
Ju lutemi trajtoni këtë forum diskutimi me të njëjtin respekt si një park publik. Edhe ne jemi një burim i përbashkët i komunitetit — një vend për të ndarë aftësi, njohuri dhe interesa përmes bisedës së vazhdueshme.
Këto nuk janë rregulla të rrepta. Ato janë udhëzime për të ndihmuar gjykimin njerëzor të komunitetit tonë dhe për ta mbajtur këtë vend të sjellshëm, miqësor për diskutimin publik të qytetëruar.
Përmirëso Diskutimin
Na ndihmoni ta bëjmë këtë një vend të shkëlqyer për diskutim duke shtuar gjithmonë diçka pozitive në diskutim, sado e vogël qoftë. Nëse nuk jeni të sigurt nëse postimi juaj i shton diçka bisedës, mendoni mirë çfarë dëshironi të thoni dhe provoni përsëri më vonë.
Një mënyrë për të përmirësuar diskutimin është duke zbuluar ato që po zhvillohen tashmë. Kaloni kohë duke shfletuar temat këtu para se të përgjigjeni ose të filloni temën tuaj, dhe do të keni më shumë gjasa të takoni të tjerë që ndajnë interesat tuaja.
Temat që diskutohen këtu janë të rëndësishme për ne, dhe duam që ju të silleni sikur janë të rëndësishme edhe për ju. Tregoni respekt për temat dhe njerëzit që i diskutojnë ato, edhe nëse nuk pajtoheni me disa nga gjërat që thuhen.
Pajtohuni, Edhe Kur Nuk Pajtoheni
Mund të dëshironi të përgjigjeni duke mos u pajtuar. Kjo është në rregull. Por mbani mend të kritikoni idetë, jo njerëzit. Ju lutemi shmangni:
-
Fyerjet
-
Sulmet ad hominem
-
Të përgjigjeni ndaj tonit të një postimi në vend të përmbajtjes së tij reale
-
Kundërshtimin instiktiv
Në vend të kësaj, ofroni vëzhgime të menduara që e përmirësojnë bisedën.
Pjesëmarrja Juaj Ka Rëndësi
Bisedat që zhvillojmë këtu vendosin tonin për çdo të ardhur të ri. Na ndihmoni të ndikojmë në të ardhmen e këtij komuniteti duke zgjedhur të merrni pjesë në diskutime që e bëjnë këtë forum një vend interesant — dhe duke shmangur ato që nuk e bëjnë.
Discourse ofron mjete që i mundësojnë komunitetit të identifikojë në mënyrë kolektive kontributet më të mira (dhe më të këqija): shënimet, pëlqimet, sinjalizimet, përgjigjet, redaktimet, ndjekja, heshtja etj. Përdorni këto mjete për të përmirësuar përvojën tuaj, dhe atë të të gjithëve të tjerëve, gjithashtu.
Le ta lëmë komunitetin tonë më të mirë se sa e gjetëm.
Nëse Shihni një Problem, Sinjalizojeni
Moderatorët kanë autoritet të veçantë; ata janë përgjegjës për këtë forum. Por edhe ju jeni. Me ndihmën tuaj, moderatorët mund të jenë lehtësues të komunitetit, jo vetëm pastrues ose policë.
Kur shihni sjellje të keqe, mos i përgjigjuni. Përgjigjja inkurajon sjelljen e keqe duke e vënë re atë, konsumon energjinë tuaj dhe humb kohën e të gjithëve. Vetëm sinjalizojeni. Nëse mblidhen mjaft sinjalizime, do të merren masa, qoftë automatikisht ose me ndërhyrjen e moderatorit.
Për të ruajtur komunitetin tonë, moderatorët rezervojnë të drejtën të heqin çdo përmbajtje dhe çdo llogari përdoruesi për çfarëdo arsye në çdo kohë. Moderatorët nuk parashikojnë postimet e reja; moderatorët dhe operatorët e faqes nuk marrin asnjë përgjegjësi për çdo përmbajtje të postuar nga komuniteti.
Ji gjithmonë i sjellshëm
Asgjë nuk saboton një bisedë të shëndetshme si pasjellshmëria:
-
Jini të sjellshëm. Mos postoni asgjë që një person i arsyeshëm do ta konsideronte ofenduese, abuzive ose fjalim urrejtjeje.
-
Mbani përmbajtjen të pastër. Mos postoni asgjë të pahijshme ose me përmbajtje seksuale të qartë.
-
Respektoni njëri-tjetrin. Mos ngacmoni ose shqetësoni askënd, mos u bëni të tjerët, ose mos zbuloni informacionin e tyre privat.
-
Respektoni forumin tonë. Mos postoni spam ose në ndonjë mënyrë tjetër dëmtoni forumin.
Këto nuk janë kushte konkrete me përkufizime të sakta — shmangni edhe vetëm dukjen e ndonjërit prej këtyre gjërave. Nëse nuk jeni të sigurt, pyesni veten se si do të ndiheshit nëse postimi juaj do të shfaqej në faqen kryesore të një siti të madh lajmesh.
Ky është një forum publik, dhe motorët e kërkimit indeksojnë këto diskutime. Mbani gjuhën, lidhjet dhe imazhet të përshtatshme për familjen dhe miqtë.
Mbajeni të rregullt
Bëni përpjekje t’i vendosni gjërat në vendin e duhur, në mënyrë që të kalojmë më shumë kohë duke diskutuar dhe më pak duke pastruar. Pra:
-
Mos filloni një temë në kategorinë e gabuar; ju lutemi lexoni përkufizimet e kategorive.
-
Mos postoni të njëjtën gjë në më shumë se një temë.
-
Mos postoni përgjigje pa përmbajtje.
-
Mos devijoni një temë duke e ndryshuar papritmas.
-
Mos i nënshkruani postimet tuaja — çdo postim ka të bashkëngjitur informacionin e profilit tuaj.
Në vend që të postoni “+1” ose “Pajtohem”, përdorni butonin Pëlqej. Në vend që të çoni një temë ekzistuese në një drejtim krejtësisht të ndryshëm, përdorni Përgjigju si temë e lidhur.
Postoni vetëm materialet tuaja
Nuk lejohet të postoni asgjë digjitale që i përket dikujt tjetër pa leje. Nuk lejohet të postoni përshkrime, lidhje ose metoda për vjedhjen e pronës intelektuale të dikujt (softuer, video, audio, imazhe), ose për shkeljen e ndonjë ligji tjetër.